Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Ferizajt, ku katër persona, mes tyre dy të mitur dhe dy të rritur, u plagosën nga një sulm me thikë. Kjo ngjarje e dhimbshme ka shkaktuar shqetësim të madh në komunitet, ndërsa policia ka reaguar shpejt dhe me profesionalizëm, duke arrestuar autorin brenda pak minutash.
Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka shprehur mbështetje për të lënduarit, duke uruar shërim të shpejtë për ta, dhe ka përgëzuar Policinë e Kosovës për veprimin e shpejt që ndaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të incidentit.
Postimi i plotë:
Tronditës, lajmi për therjen e 4 qytetarëve – kalimtarë rasti në Ferizaj, dy prej të lënduarve të moshës minore e dy të tjerë të moshës madhore.
Kryesi i këtij akti kriminal, brenda pak minutave është vënë nën prangat e Policisë. Tani drejtësia do të thotë fjalën e saj.
Lutemi për shërimin e shpejt të të lënduarve!
Përgëzime Policisë së Kosovës në Ferizaj për reagimin e shpejt e me profesionalizëm të lartë, duke shmangur zgjerimin e mëtejmë të këtij akti kriminal.