Një zyrtar policor në Gjilan është arrestuar nën dyshimet se ka kryer veprën e shantazhit dhe të lëndimit të lehtë trupor.Inspektorati Policor i Kosovës ka pranuar informacion anonime lidhur me dyshimet për kryerje të veprimeve të kundërligjshme nga një zyrtar policor punonjës në stacionin policor në Gjilan.Me të pranuar informacionin, hetuesit e IPK-së sipas njoftimit kanë filluar të ndërmarrin veprime hetimore në koordinim me Prokurorin e Shtetit.
“Pas veprimeve hetimore, me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Shantazh” dhe “lëndim i lehtë trupor i njëjti është arrestuar nga Inspektorati Policor dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftim.I njëjti punonjës i Policisë së Kosovës edhe është suspenduar deri në përfundim të procedurës hetimore