Një prind ka publikuar një fotografi të një nxënësi me ngrohëse elektrike në duar, duke shkuar për në shkollë.
Siç thotë një faqe lokale e komunës së Dragashit, nxënësi është i shkollës “Fetah Sylejmani” ku pretendon se shkolla ka mungesë të lëndëve djegëse, shkruan Insajderi.
“Si pasojë e mungesës së lëndëve djegëse në shkollat e Dragashit. Nxënësit po detyrohen të marrin me vete edhe grealic”, thuhet në shkrim.
Komuna e Dragashit nuk është sqaruar nëse ka furnizim apo jo me lëndë nxehëse në këtë shkollë. /Insajderi.org/

