Zgjedhjet Parlamentare jan caktuar për t’u mbajtur më 11 qershor të muajit tjetër dhe si duket Rajonin ton të anamoravës do ta përcjellin të njëjta vështërsi, prandaj edhe i drejtohem opinionit publik me një pytje.
Shkruan: Refik HASANI
Që nga caktimi i zgjedhjeve të para për Parlament të Kosovës në vitin 2001 e deri tani deputetët që kan përfaqësuar Anamoravën nuk jan treguar unik për investime dhe përfaqësim në ekzekutiv. Për gati dy dekada në pesë legjislatura ky trekëndësh kufitar Gjilan-Preshevë-Kumanovë si një rajon strategjik të interesit Ekonomik dhe Kombëtarë sikur nuk pati investime kapitale dhe përfaqësime në pozita kyqe në nivelin qendror të Kosovës. Anamorava si Rajon është anashkaluar në investime dhe në përfaqësime. Nga deputetët e legjislaturës të 11 qershorit të këtij viti presim një kthesë dhe një ndryshim të qasjes që Anamorava në Parlamentin e Kosovës të përfaqësohet duke reflektuar jo vetëm për Gjilanit e Anamoravën por edhe investime në ndërlidhjen me infrastrukturë me krahinën shqiptare të mbetur nën administrimin e Serbisë dhe Rajonin e Kumanovës. Sigurisht nuk do të vazhdon që Autostrada që lidh Gjilanin me Prishtinën dhe rrugët që ndërlidhet Gjilani me Preshevë e Kumanovë nuk do të mbesin në mesë të fushatës zgjedhore dhe realitetit. Kurse projekti kapital për të cilën është angazhuar edhe autorti i këtyre rreshtave është fjala për zhagitjen e zgjidhjes së ujrave të zeza dhe lumit Mirusha për dy dekada nuk ka përfundim të këtij projekti. Universiteti publik është hapur me një vonesë të pajustifikueshme në Gjilan në vendë që të themelohet që në legjislaturën e parë të Paralamentit të Kosovës të vitin 2001. Kjo fletë që ky Rajon është lënë pas dore dhe është anashkaluar. Gjilani si qendër Rajonale është duke pësuar humbje, kemi ngecje të shumta në aspektin e zhvillimit të përgjithshëm. Rëndësia e trekëndëshit kufitar Gjilan-Kumanovë-Preshevë na shtyn të gjithëve për një bashkëpunim në mesë të Komunave dhe këtyre tri rajoneve kufitare. Është obligim moral, institucional, kushtetues e Kombëtarë që edhe në Anamorava të ketë zhvillim, investim se përndryshe Medvegja, Bujanoci dhe Presheva do të mbetën shumë larg Prishtinës, Tiranës dhe bregdetit shqiptarë. Të gjitha që u shtruan këtu dhe shumë të tjera kemi një pyetje drejtuar deputetëve që do ta përfaqësojn Anamoravën në Parlamentin e Kosovës: A do të ketë investim Anamorava dhe trekëndshi kufitar Gjilan-Preshevë-Kumanova nga legjislatura e gjashtë e Parlamentit të Kosovës.Përveqë një pyetje është një opinion i përgjithshëm që do ta kishin adresuar përafërsisht të formuluar kështu.
Një pyetje drejtuar deputetëve që do ta përfaqësojn Anamoravën në Parlamentin e Kosovës
Ndani këtë artikull