Qyteti i Gjilani-t jo thjesht quhet edhe qyteti i futbollit. Pasi me dy skuadrat që ka fiton vëmendjen më të madhe gjatë një sezoni të Superliges së Kosovës në futboll.
Drita që këtë sezon është përforcuar shumë do të luajë ndeshjen finale në xhiron e fundit kundër Prishtinës, për të kuptuar se nëse do të jenë ata kampionë këtë vit apo rivali tjetër Prishtina, raporton KosovaPress.
Edhe pse nuk dihet se ku do të luhet ndeshja Intelektualët janë të gatshëm të shkojnë kudo vetëm të jenë afër skuadrës së tyre.
Andaj të shtunën e ardhshme dashamirë të futbollit jemi të ftuar të shikojmë një spektakël nga Intelektualët dhe Plisat të cilët janë afër ekipit të zemrës gjithmonë.
Ekipi tjetër nga Gjilani, që mban emrin e qytetit Gjilani do të ketë një ndeshje tjetër finale por me synim tjetër për ti ikur pozitës së barazhit. Skuadra gjilanase do të luajë në Gjakovë kundër skuadrës së Vëllaznimit.
Skifterat janë të gatshëm të udhëtojnë në Gjakovë, por mos të harrojmë që tifozëria gjakovare do të mbizotërojë në atë ndeshje.
Javën e ardhshme e gjithë vëmendja do të jetë në ndeshjet Prishtina – Drita dhe Vëllaznimi – Gjilani, dy ekipet e Gjilanit do të luftojnë për objektiva të ndryshme, prandaj ky sezon mund të thuhet lirisht se është sezoni më interesant i zhvilluar pas luftës në Superligen e Kosovës në futboll.