Një qytetar nga Gjilani ka raportuar në polici se një person ka tentuar ta rrëmbejë derisa ka qenë duke ecur rrugës.
Viktima ka deklaruar se derisa ka qenë në rrugë, një i dyshuar e ka kapur për dore dhe ka tentuar ta fusë në veturë, mirëpo ai ka arritur të largohet dhe është futur në një lokal.
“Gjilan, 18.11.2021-22:20. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se, derisa ka qenë në rrugë, një i dyshuar mashkull kosovar duke e kapur për dore ka tentuar ta futë në veturën e tij, mirëpo viktima ka arritur të largohet dhe të futet në një lokal. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë.