Drejtori i DKA-së në Gjilan, Nazim Gagica, vizitoi Liceun Artistik të Tiranës shkruan Radio Star.
Në këtë takim Gagica u prit nga Drejtoresha e Përgjithëshme e Liceut znj. Valbona Gavelli dhe stafi i saj, më tutje Gagica ka treguar se janë dakorduar për të bashkëpunuar dhe shkëmbyer përvojat mes Gjilanit dhe Tiranës
Shkëmbimi i ideve dhe projekteve të përbashkëta me synim mbarëvajtjen dhe cilësinë e arsimit në shkollat artistike,prioritet për arsimin në Kosovë me mbështetje të pakursyer financiare.
Vizioni për të mbështetur e zhvilluar shkollën e artit, orientimi dhe afrimi i fëmijëve dhe të rinjve në art, kishte bërë që një komunë me rreth 100000 banorë të kishte mbi 700 nxënës që studionin muzikë dhe pikturë.
Vëmendje dhe strategji të mirëpërcaktuara, cojnë në funksionimin e plotë dhe produktin e duhur final që formojnë shkollat artistike.
#Shqipëri #KosovëBASHKË PA KUFI
?????