Një nga shenjat më të zakonshme të kancerit të gjirit është shfaqja e gungave, por mjekët në fakt thonë se ka edhe disa shenja të tjera përveç ndryshimeve të gjirit që mund të jenë tregues për këtë lloj kanceri.
Sipas organizatës për parandalimin e sëmundjeve “NHS Health check”, një simptomë e heshtur e kancerit të gjirit mund të vërehet gjatë aplikimit të deodorantit. Domethënë, një gungë ose dhimbje në zonën e sqetullës suaj mund të jetë shenjë se keni këtë lloj kanceri. Kjo ndodh sepse indi i gjirit ndonjëherë arrin në zonën e sqetullës.
Për më tepër, një gungë mund të nënkuptojë që kanceri i gjirit është përhapur në nyjat limfatike në sqetull. Ju gjithashtu duhet t’i kushtoni vëmendje simptomave të tjera si kolla e thatë, dhimbje koke të forta dhe humbje e papritur e peshës.
Doktoresha Zoe Williams thekson se diagnostikimi i hershëm i kancerit të gjirit mund të bëjë një ndryshim të madh, domethënë kur sëmundja trajtohet në fazën më të hershme, shanset për të mbijetuar janë mbi 98 për qind.
Kjo është arsyeja pse dr. Williams thekson se është e rëndësishme që rregullisht të bëhet vetëkontrolli i gjirit dhe gjithashtu inkurajon kontrollet e rregullta në institucionet shëndetësore, ku mamografia do të përcaktojë nëse keni kancer të gjirit. Kjo është veçanërisht e vërtetë për ata, anëtarët e familjes së të cilëve gjithashtu vuanin nga kanceri./Motilokal.com/