Rrezarta Krasniqi ka publikuar një fotografi së bashku me Ukë Rugovën, djalin e presidentit historik Ibrahim Rugova. Në përshkrimin e postimit, Krasniqi ka theksuar marrëdhënien e mirë me Rugovën, duke shkruar se është gjithmonë kënaqësi të kalojë kohë me të.
Ajo ka theksuar lidhjen e ngushtë mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe familjes Rugova, duke përmendur se vizioni dhe misioni i presidentit Ibrahim Rugova për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe NATO, si dhe marrëdhëniet e qëndrueshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbeten orientim i pandryshuar.
Postimi është mbyllur me urimin “Na priftë e mbara”, si dhe me numrat rendorë të kandidatëve në zgjedhje: LDK 123, Ukë Rugova 10 dhe Rrezarta Krasniqi 36.

