Një tërmet prej 3.9 shkallësh të Richterit e goditi Kosovën para pak minutash (01:46:05).
Qendra Sizmologjike Europiane e Mesdheut (EMSC) bëri të ditur se epiqendra e dridhjeve ishte 16 kilometra në jugperëndim të Prizrenit.
Tërmeti i regjistruar ishte në një thellësi prej pesë kilometrash, sipas EMSC-së.
Dridhjet u ndienë edhe në disa qytete tjera të Kosovës si dhe në Shqipëri e në Maqedoninë e Veriut, siç konfirmuan disa qytetarë në rrjetet sociale./Gazeta10