Një burrë 53-vjeçar është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në rrugën “Luma” në Gjilan.
Raportohet se viktima, u gjet pa shenja jete nga bashkëshortja e tij rreth orës 08:00.
Policia, forenzika dhe ekipi mjekësor dolën në vendin e ngjarjes dhe konstatuan vdekjen.
Me urdhër të prokurorit, trupi është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa rasti po hetohet.