Policia e Kosovës ka njoftuar se më 4 mars të këtij viti është raportuar një vdekje e dyshimtë në Gjilan.
Në njoftim është thënë se njësitë relevante të Policisë dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur në rrugë pa shenja jete. Ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.