Në vend të ngushllimit
Njerëzit e mëdhenjë kanë emra dhe ky ishte baca Isë
Vdekjet janë ligje të natyrës dhe si të tilla duhet ti pranojmë dhe të jetojmë me kujtimin e atyre që ikën në atë botë.
Por disa vdekje jo rëndom prekin shpirtin dhe papritmas krijohet në imagjinatë portreti i njeriut ideal që një jetë të tërë e kaloi duke u përballur me sfida, që për kohën ishte përballje me vdekjen. Një rast i tillë që padyshim le shumë mbrapa histori është Isa Abdyli i cili nga një sëmundje ndërroi jetë duke përmbyllur një kaptinë të ndritshme me një jetë vërtët me sfida por gjithmonë vërtikal në idenë e shtetit.
Baca Isë njeriu i qetë, human dhe konsekuent deri në relizimin e aspiratës shekullore bëri krejt çka është e mundur dhe që varej prej tij për çështjen kombëtare.
Jetoi dhe punoi në perëndim kur organizimet për sensibilizimin e luftës çlirimtare ishin mbase tepër të domosdoshme ku i dhanë kuptim rrugës dhe vetë idesë së njeriut të urtë e të menqur kur koha hante njerëzit të gjallë.
Sot kur shkruaj këtë shkrim disi ndjehem i likshtuar duke i thënë vetës pse në të gjallët e tij nuk bëmë së paku atë që duhej të bëhej e ti themi faliminderit për jetë që neve me punën tuaj dhe përpjekjet na sollet lirinë.
Nuk ishte rastësi kjo familje, bashkë me vëllezërit e tij Ramizin ,Dalipin ,Ismajlin etj që edhe pse të torturuar nga politika vrastare serbe asnjëher su thyen.
Baca Isë ishte nga Velekinca e Molla Idriz Gjilanit dhe nuk kishte mundësi ndryshe të ishte.
Një jetë e mbushur me ideal për lirinë. Një jetë përballë egërsisë serbe por kurr i dorëzuar deri në çlirim të Kosovës.
Familje të tilla si e bacës Isë duhet të shikohen si thesar i Gjilanit, Anamoravës e pothuajse të tërë Kosovës.
Nganjëherë edhe lapsi nuk e shkruan atë që ke për të thënë. I qetë , fjalë pak, jo rrahagjykës, konsekunet për bashkimin kombëtar pra ky do të ishte portretizimi më i mirë për bacën Isë.
Unë e njoha me plisin e bardh duke ecur qytetit të Gjilanit. Kur e shihje në fëtyrë e paksa i lodhur krijohej përhtypja se edhe ato pak rrudha ia ka shtuar jeta nën okupim dhe shpirti i ndjeshëm i tij përball katrahurës Serbe.
Në ballë të tij mund të gjeje historinë e Kosovës, dhimbjen e saj, krenarinë , mbijetësën sublime dhe portretizmimin e kosovës të 100 vjeçarit të shekulit XX.
Njerëzit e mëdhenjë kanë emra ku në shikim të parë duken të thjesht. Ata kanë dicka të veçant. Dicka që të tjerët se kanë .Është tradita ,familja,idea,frymëzimi dhe guximi i mbinatyrshëm për tu përballur me të keqen.
Tipare të tilla kishte baca Isë.
Le të jetë frymëzim jeta dhe angazhimi jetësor i bacës Isë për ne të gjallët se si duhet atëdheu dhe çfarë duhet të bëjmë për të kur lipset nevoja.