Klubi Futbollistik “Drita” ka shënuar fitore të madhe në udhëtim kundër Malishevës.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi qendërsulmuesi, Ardit Tahiri, shkruan Sheshi.info
Tahiri aktualisht është njeriu i momentit te skuadra e Dritës ku në tri ndeshje ka arritur të realizoi tre gola deri më tani.
Në një prononcim për Gazetën “Sheshi”, Tahiri është shprehur i lumtur me formën që po kalon dhe se golin ia dedikon familjes.
“Jam i lumtur me formën që po e kaloj te Drita. Golin e shënuar që kishte peshën e tri pikëve ia dedikoj familjes time”, ka thënë Tahiri.
Aktualisht Drita pozicionohet në vendin e tretë me shtatë pikë të mbledhura pas tri xhirove.