Të dashur Studentë, Vullnetar Rinor, Nxënës,
Kemi kënaqësin të ju ftojmë në shënimin e përbashkët të organizimit ‘Të pastrojmë Kosovën respektivisht #Gjilanin” ku ne si Rini dhe si pjesa më e çmuar e shoqërisë do të jemi aty.
Në bashkëpunim me Parlmanetin Studentor në UKZ, Qendrën Rinore, Këshillin e Veprimit Rinor, Rotaract ne do ti bashkangjitemi aksionit të udhëhequr nga Kryetari Lutfi Haziri.
Të gjitha materialet e nevojshme si dorëzat, maicat, shujta (ushqimi), transporti i siguruar nga FSK dhe paisjet e nevojshme do sigurohen nga autoritetet lokale dhe me ne të pranishëm në këtë organizim poashtu do jenë Policia e Kosovës, FSK dhe Eco Higjiena.
Të tregojmë kulturën tonë, të dalim bashkarisht në formë masovike të shtunën, më 15.09.2018 ora 09:00 tek sheshi Agim Ramadani-Katana (Platoja e Teatrit).
Me respekt, Sektori i Rinisë
Koordinator për Rini: Genc Mustafa