Njoftim
Drejtoria e Administratës së Përgjithshme njofton të gjithë qytetarët si dhe subjektet e tjera të cilët sot (08.11.2018) kanë pranuar ueb-sms lidhur me përgjigjet në kërkesa/parashtresa, se për shkak të një gabimi teknik që ka ndodhur në programin e këtij shërbimi, në vend të
shkronjës ‘ë’ është bartur një simbol.
Këtë problem teknik tashmë e kemi zgjidhur dhe besojmë shumë që nuk do të paraqiten në të ardhmen.
Prandaj, ju kërkojmë ndjesë për shërbimet e marra me këto gabime teknike.
Drejtoria e Administratës së Përgjithshme