Në hyrjet e stadiumit si dhe brenda stadiumit do të aplikohen masa të rrepta kontrolli, prandaj luten të gjithë qytetarët që të lexojnë me kujdes rregullat e mëposhtme dhe t’i respektojnë kërkesat.
Qytetarët të cilën nuk i përfillin rregullat e sigurisë mund të jenë subjekt për ndëshkim nga organet ligjore.
Rregullat:
Dyert e stadiumit hapen në ora 18:00.
Luten qytetarët që të vijnë me kohë në stadium, duke filluar nga ora 18:00 për të shmangur tollovinë.
Nuk lejohet hyrja pa biletë. Një bilete një person.
Asnjë person, pavarësisht moshës, nuk do të lejohet të hyjë në stadium pa biletë. Kjo vlen edhe për fëmijët.
Gjërat që nuk lejohen përfshijnë:
– Mjetet piroteknike
– Shishet e qelqit pavarësisht madhësisë
– Shishet e plastikës pavarësisht madhësisë
– Pijet alkoolike dhe substancat narkotike
-Ndalohet futja e çfarëdo ushqimi brenda stadiumit dhe
ndalohen shitësit ambulant rreth stadiumit
– Ombrella
– Armë zjarri ose armë të ftohta apo çfarëdo mjeti tjetër që
mund të përdoret si armë
– Sende të rënda (çanta shpine, karrige të palodhshme) etj.
– Çdo material promovues racist, ksenofobik, politik, fetar
Qytetarët njoftohen që, për arsye të sigurisë, nuk lejohet bllokimi i rrugëve të evakuimit në tribuna. Prandaj, ulja në shkallët e stadiumit është rreptësisht e ndaluar.
-Për shkak ndeshjes mes Gjilanit dhe Dritës, që zhvillohet nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në orën 20:00, ftojmë të gjithë qytetarët që i kanë të parkuara veturat përreth stadiumit në vende të pacaktuara për parking, që t’i largojnë deri nesër (E Diel), më së largu deri në orën 12:00.
Çdo veturë e mbetur pas kësaj periudhe do të konfiskohet nga kompanitë përgjegjëse për largimin e veturave.
SC Gjilani, kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe beson në bashkëpunim të ndërsjellë.
Me respekt,
Sport Club Gjilani