Të nderuar Klientë,
Me datën 16 mars 2020, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës dhe Shoqata e Bankave të Kosovës kanë marrë vendim mbi shtyrjen e kësteve të kredisë për biznese dhe individë të cilët kanë vështirësi në pagesat e rregullta të kësteve kreditore.
Ky vendim ka për qëllim mbështetjen e klientëve në tejkalimin e situatës së krijuar si pasojë e virusit COVID19.
NLB Banka është duke punuar në mënyrë intensive në specifikimin e detajeve teknike dhe operacionale për të trajtuar këtë proces me prioritet të lartë.
Klientët të cilët kanë kërkesa mbi shtyrjen e kësteve kreditore mund të aplikojnë në linqet si më poshtë ku edhe duhet të specifikojnë arsyen e kërkesës për shtyrjen e kësteve kreditore:
Klientët e biznesit: https://nlb-kos.com/ao-shtyerje-pageses-korporata
Klientët Individ: https://nlb-kos.com/ao-shtyerje-kestit-retail
Kërkesat e parashtruara nëpërmjet kanaleve zyrtare të Bankës nga ana e klientëve, NLB Banka do t’i trajtoj një nga një.
Për informata shtesë ju lutemi referohuni në web faqen zyrtare të BQK-së për të lexuar lajmin e plotë mbi këtë vendim:
https://bqk-kos.org/?id=104&I=1726