Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka njoftuar se Thesari ka urdhëruar transferrin për pagesën e 27 mijë e 572 familjeve përfituese të pakos emergjente fiskale.
Bajrami ka bërë me dije se tërheqja e këtyre mjeteve mund të bëhet nga 12 gushti.
“Tërheqja e mjeteve mund të bëhet nga data 12 Gusht (E mëkurë), për shkak të aspekteve operacionale ashtu që mjetet të tërhiqen nëpër zyra postare sa më afër vendbanimit tuaj, dhe gjithashtu në respektim të udhëzimeve të institucioneve shëndetësore”,ka shkruar Bajrami.
Njoftimi i plotë:
Ekzekutimi i transferit per pagesen e mases 15 te pakos emergjente fiskale per 27,572 familjeMinistria e Financave njofton se Thesari sapo ka urdheruar transferin per pagesen e 27,572 familjet perfituese te mases 15, per muajin Maj dhe Qershor njekohesisht, duke perfunduar ne kete menyre ekzekutimin e plote te mases 15, ndersa ankesat eventuale do te trajtohen me prioritet nga organi kompetent.
Terheqja e mjeteve mund te behet nga data 12 Gusht (E mekure), per shkak te aspekteve operacionale ashtu qe mjetet te terhiqen neper zyra postare sa me afer vendbanimit tuaj, dhe gjithashtu ne respektim te udhezimeve te institucioneve shendetesore