Pas lajmit se Sudani e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ka ardhur edhe një reagim nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, ambasada britanike ka uruar Kosovën për këtë hap të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare, duke e cilësuar si një moment të veçantë për shtetin kosovar.
“Sudani bëhet vendi më i fundit që njeh pavarësinë e Kosovës – një moment krenarie dhe një hap tjetër përpara në rrugëtimin ndërkombëtar të Kosovës. Urime, Kosovë!”, thuhet në reagimin e ambasadës.