Shkruan: Sali Salihi
Nominimi i Nagip Arifit për kryetar komune të Bujanocit nga ana e Partisë Demokratike është opsioni më i mirë i mundshëm për qytetarët. Këtij nominimi i kanë paraprirë takimet e vazhdueshme me qytetarë që zhvilluam muajve të fundit me çdo nëndegë të PD-së, e që u konfirmua roli i tij i pazëvendësueshëm në politikëbërje.
I përkushtuar për punë, i njohur për lidership, i dëshmuar si menaxhuesi më i mirë i komunës, do të bashkëudhëtojmë me të edhe 4 vitet e ardhshme për t’ia kthyer dinjitetin qytetarëve tanë. Bujanoci ka nevojë për të gjithë: të rinj e të moshuar, burra e gra, por të gjithë ne kemi nevojë për një prijës si Nagip Arifi.
Në kohën kur po pritet arritja e marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë, që do të ndikojë edhe në fatin e shqiptarëve në Luginë, komunës së Bujanocit i duhet një kryetar i dijshëm, i guximshëm, me përvojë politike, i rrethuar me kuadro të kualifikuar e të besueshëm që do t’i prijnë proceseve.
Për ditë të mira,
Për një jetë me dinjitet,
Nagipi po vjen!