Me rritjen e temperaturave dhe nevojën për kujdes të shtuar ndaj mjedisit urban, ekipet e Departamentit të Hapësirave Publike në kuadër të NPL “Tregu” Sh.A. kanë intensifikuar aktivitetet dhe kanë rritur kapacitetet operative në terren, me qëllim të garantimit të një mirëmbajtjeje sa më cilësore të hapësirave publike.
Punëtorët tanë janë të angazhuar çdo ditë në pastrimin, rregullimin dhe mirëmbajtjen e ambienteve publike, duke kontribuar në krijimin e një mjedisi më të pastër, më të rregullt dhe më të këndshëm për të gjithë qytetarët.
Përkushtimi, profesionalizmi dhe puna e palodhur e ekipeve tona janë thelbësore për ruajtjen e standardeve të larta të shërbimit publik dhe për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së jetës në komunitet.
Falënderojmë të gjithë punëtorët për angazhimin dhe kontributin e tyre të çmuar në shërbim të qytetarëve.

