Që në orët e para të mëngjesit, ekipet e NPL Tregu kanë vijuar punën në terren me aktivitete të përditshme mirëmbajtjeje dhe përkujdesjeje për hapësirat publike të qytetit.
Gjatë këtyre angazhimeve është realizuar pastrimi i përmendoreve, si dhe ujitja e drunjve dekorativë, me qëllim ruajtjen e pastërtisë, estetikës dhe gjelbërimit urban.
Përmes një pune të pandërprerë dhe të organizuar, NPL Tregu vazhdon të kontribuojë çdo ditë në krijimin e një mjedisi më të pastër, më të rregullt dhe më të këndshëm për të gjithë qytetarët.

