Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka thënë pas ndeshjes se ishin më lart se Ballkani, por që i mungoi fati pasi krijuan më shumë.
“Jam i kënaqur me futbollistët të cilët bënë maksimumin. Ishim dy herë në avantazh. Kishim mundësi ta mbyllnim ndeshjen, ku patëm dy raste për ta bërë 3:1. Kur nuk shënon, mbetet ai ligji që pastaj vjen ndëshkimi”.
“I përgëzoi lojtarët për luftën që treguan. Ishim më lart se Ballkani, por na mungoi fati për ta fituar ndeshjen”, tha Nuhiu.
Drita vazhdon në krye të tabelë me 31 pikë, katër më shumë se Ballkani që ndodhet në vendin e dytë me tre ndeshje më pak të zhvilluara.