Superliga e Kosovës kthehet këtë vikend dhe në prag të ndeshjes së 27-të kampionale, KF Ulpiana – FC DRITA, klubi ynë ka mbajtur konferencë për media.
Kryetrajneri, Ardian Nuhiu dhe futbollisti, Rron Broja folën për ndeshjen e rradhës, atmosferën në klub dhe përgatitjet gjatë pushimit dy javorë.
Kryetrajneri Nuhiu theksoi se kundërshtari i nesërm meriton rrespekt dhe FC DRITA do të qaset me seriozitetin maksimal.
“Nesër na pret një ndeshje realisht e fortë, asnjëherë nuk do të shoh klasifikimin pasi mendoj që KF Ulpiana ka skuadër cilësore dhe ka zhvilluar ndeshje të mira. Do të qasemi me seriozitetin më të madh, duke rrespektuar në maksimum kundërshtarin dhe ne bërë maksimumin si skuadër për të marrë tre pikëshin. Kështu për të vazhduar rrugëtimin me suksese në ndeshjet e fundit, të kemi vazhdimësi dhe të jemi lojtarë deri në fund të kampionatit”, ka thënë Nuhiu.
Ndërkaq, futbollisti Broja theksoi se atmosfera në grup është shumë e mirë, gjersa edhe nesër fokusi është vetëm te fitorja.
“Nesër na pret një ndeshje e vështirë, ndaj një kundërshtari me lojtarë cilësorë. E rrespektojmë maksimalisht dhe e vlerësojmë këtë ndeshje, prandaj edhe besoj se nesër do ta japim maksimumin të marrim pikët e plota. Në këtë fazë nuk na lejohen dështimet, prandaj edhe grupi është I bashkuar e në harmoni. Besoj se kjo do të ndikojë edhe në rezultate në këto dhjetë ndeshjet e fundit dhe shpresoj të mos gabojmë deri në fund e të marrim ndeshjes pas ndeshje”, ka thënë Broja.
Trajneri Nuhiu theksoi se pushimi dyjavorë ka qenë i mirëseardhur për skuadrën dhe kjo periudhë është shfrytëzuar për t’u përmirësuar e rikuperuar energjitë.
“Jemi fokusuar të përmirëohemi qoftë në aspektin defanziv dhe ofanzim, të krijojmë e ndërtojmë dhe të përmirësojmë aksionet tona për t’i konkretizuar ato. Jam shumë I kënaqur me këto dy javë sic kanë punuar djemtë, patëm edhe një ndeshje kontrolluese, ku nuk u rrezikuan futbollistët që kishin shqetësime, kurse morën hapësirë futbollistët që gjatë kampionatit kishin më pak minuta. Këto dy javë ishin të rëndësishme për skuadrën tonë, për të rikuperuar energjitë dhe marrë ngarkesën e duhur për të qenë gati për dhjetë ndeshjet e fundit kampionale, shumë të rëndësishme për skuadrën”, ka thënë trajneri Nuhiu.
Trajneri ynë tha se DRITA synon ngritje dhe kthehen edhe disa futbollistë të rëndësishëm, “prandaj mendoj se do të jemi edhe më lartë, kërkoj nga djemtë të kemi vazhdimësi të rezultateve pozitive, na presin edhe 10 finale, ku nuk duhet të gabojmë dhe duhet t’i marrim ndeshjet një nga një”, ka përfunduar Nuhiu.
Kryetrajneri i DRITËS njoftoi se tashmë e gjithë skuadra është e kompletuar dhe do të mungojë vetëm Arbnor Muja, lëndimi i të cilit nuk është serioz dhe së shpejti do të bashkohet me grupin.