Kampioni i Kosovës, FC Drita është eliminuar në Ligën e Evropës, pas humbjes me rezultat 2:0 ndaj Legia Warashavës, raporton GazetaSheshi.
Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, pas ndeshjes në konferencë për media ka thënë se është krenar me ekipin e tij, përkundër humbjes nga Legia në Ligën e Evropës.
“Jam krenar me ekipin tim. Ne kemi arritur deri në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës. Është suksesi më i madh për futbollin kosovar. Të enjten jemi takuar me një ekip të fortë si Legia. Ne kemi humbur, por unë jam i lumtur me qasjen e lojtarëve të mi”, ka thënë trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu.