Ardian Nuhiu beson se ndeshja derbi ndaj rivalëve lokal përveçse është e rëndësishme për shkak të pikëve që mbajnë gjallë ëndrrën evropiane, po ashtu është i rëndësishme për qytetin dhe tifozët.
Numri një i stolit të skuadrës është i vetëdijshëm që këto mund të jenë pikët vendimtare të këtij sezoni ka potencuar që se skuadra e tij tashmë është gati për këtë përballje.
“Ndeshje e rëndësishme, sepse luajmë për pikët që na dërgojnë në Evropë. Te grupi kam parë një motiv të madh gjatë gjithë javës për këtë takim. Besojmë fuqishëm që do të bëjmë një ndeshje të mirë edhe për shkak të rëndësisë që kanë pikët, por edhe për t’i gëzuar tifozët tanë, sepse e dijmë që kjo ndeshje është speciale për ta”.
Nuhiu ka kërkuar nga futbollistët e tij që të kenë qasjen e njejtë sikurse në ndeshjen e shkuar ndaj Prishtinës.
“Kemi zhvilluar një ndeshje shumë të mirë ndaj Prishtinës, sikurse në aspektin taktik, po ashtu edhe në aspektin fizik. Kemi zhvilluar një ndeshje të menqur dhe shumë të qetë dhe mund të them që me plot meritë kemi triumfuar”.
Më tej Nuhiu ka folur edhe për
“Kjo ndeshje është e rëndësishme, pavarësisht pozitës në renditjen tabelare. E dijmë që nuk e kemi në dorën fatin tonë, mirëpo ne duhet të bëjmë detyrën dhe pastaj të shohim rezultatet e tjera”.
“Besojmë që do të bëjmë paraqitje të mirë, të tregojmë dëshirë më shumë se kundërshtari sepse fitorja është më me rëndësi per ne. E dijmë që do të jetë një ndeshje e fortë, por të përqendrohemi më tepër te loja jonë dhe të marrim fitoren”.
Tekniku i skuadrës u pyet edhe për gjendjen shëndetësore të futbollistit Oltion Bilalli, i cili fatmirësisht po shkon duke u përmirësuar çdo ditë, e më shumë.
“Gjendja e Oltion Bilallit po përmisohet çdo ditë e më shumë dhe jemi shumë të lumtur për këtë fakt. Tashmë ai është rehabilituar në shtëpi dhe po merr tretmanin e duhur”.
Dueli ndërmjet Gjilanit dhe Dritës zhvillohet të shtunën më 17 maj me fillim në stadiumin ndihmës me fillim nga ora 16:00