Ardian Nuhiu, kryetarjner i Gjilani u është përgjigjur zërave që kërkojnë dorëheqjen e tij te SC Gjilani. Para ndeshjes me Prishtinën që zhvillohet nesër, në një konferencë me gazetarë, Ardian Nuhiu ka theksuar se është i kënaqur me performancën që po tregon ekipi, por jo edhe me pikët e fituara.
‘’Unë kam dashur që të reflektojë pas rezultateve të fundit, por kryesia ka shprehur besimin e plotë në mua, andaj kjo më bënë që të punojmë edhe më shumë dhe t’ia kthejë besimin’’, ka thënë Nuhiu që ka shtuar se do t’a respektojë kontratën deri në fund, bile ai ka thënë se nuk do ta lë Gjilanin pa i sjellë një trofe. ,,Unë jam i vendosur të vazhdojë projektin që e kam nisur’’, tha Ardian Nuhiu, kryetrajner i Gjilanit.