“Sot kam marrë vendim të jap dorëheqje të parevokueshme nga nënkryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), dega në Gjilan. Njëherësh edhe nga kryetari i nëndegës së fshatit Përlepnicë,nga pozita e kryetarit të komisionit për buxhet, financa dhe investime! Dhe krejt në fund, nuk do të jem as anëtar i AKR-së”, ka bërë të ditur Nuhi Nuhiu, tranmeton 2LONLINE.
Nuhiu ka bërë me dije se për këtë e ka njoftuar kryetarin e degës, ndërsa shkaqet e largimit të tij sipas tij janë të shumta.
“Dua vetëm disa faktor t’i përmendi të cilët ishin qenësore për këtë hap timin. Që nga zgjedhjet qendrore, kryesia dhe kryetari i degës asnjëherë nuk është konsultuar, apo nuk kemi pasur komunikim të rregullt me proceset të cilat, po ndodhin në parti e rreth partisë. Çështja e koalicioneve as që është diskutuar në kryesin e degës. Kryetari dhe kryesia e degës është informuar përmes portaleve dhe mjeteve të informimit, por jo në kryesi të degës”, ka thënë Nuhiu.
Më tej ai shtoi se faktor tjetër që e ka shtyrë të jap dorëheqje, është edhe koalicioni parazgjedhor në zgjedhje Komunale 2017, që sipas Nuhiut, ky koalicion me LDK-në në Gjilan, është bërë në mes të Fatmir Matoshit, kryetar i degës së AKR-së, në Kamenicë dhe Lutfi Hazirit.
“Përse bëhet një anashkalim i kryesisë së degës dhe kryetarit Ismet Hajdini, çfarë roli kishte kryetari i degës dhe kryesia e Akr-së në Gjilan? Ne, sipas logjikës së kryesisë qendrore, paskemi qenë vetëm argat për të mbajtur ujë!? Kjo kryesi me kryetarin, gjatë punës 2 vjeçare formoi 29 nëndegë në Gjilan. Ndërsa për koalicion kryesia e degës as që konsultohet, por, ne këtë marrëveshje e kuptojmë,përmes portaleve”, shprehet Nuhiu.
Sipas tij, Fatmir Matoshi dhe dy këshilltarët të cilët së bashku i kanë 262 vota dhe 1700 vota të tjera thuaje se nuk ekzistojnë, e për struktura të partisë as që dëshirojnë të dëgjojnë. Kështu këta dy këshilltarë, siç thotë Nuhiu, tani “vrajnë e kthjellin” në degën e AKR-së në Gjilan. “Këta emërojnë një drejtor, pa marr miratimin nga kryesia, por as që na kanë njoftuar si kryesi, përsëri informatën në si kryesi e marrim nga portalet”, thotë tutje Nuhiu.
Sipas tij, po ashtu edhe për trupat e Kuvendit Komunal,nga AKR-ja nga këta dy këshilltarë informatë marrim nga portalet.
“Atëherë, ku është morali im, të jem nënkryetar i një partie ku nuk respektohet votuesi, anëtari, struktura. Edhe pse, premtimet nga kryetari Pacolli ishin se në Komunën e Gjilanit do të ngritët një kapacitet prodhues, nëse viejmë në pushtet! Po ashtu edhe në bashkëqeverisja me ndonjë subjekt, të gjitha ato degë që do të kenë votues më të shumtë, do të përfaqësohen me më shumë individë, por tani na duel e kundërta”, thotë Nuhiu.
Sipas tij, Dega e AKR-së e Gjilanit në qeveri ka vetëm një individ edhe pse në si degë janë në vendin e dytë pas Prishtinës, por privilegje kanë ato degë që kishin nga 300 a 500 votues. Nga Gjilani asnjë kuadër nuk u përfaqësua në Qeveri.
“Edhe me gjëra të tjera mund të argumentohen arsyet se pse më kanë shtyrë që të jap dorëheqje, por kurrë për çështje përsonale a familjare. Unë, kam menduar se me president Pacollin dhe me AKR-në do t’i jepet një shtyrje e fortë Gjilanit, rinisë, për punësim e zhvillim ekonomik, por jam i zhgënjyer edhe me politikat zhvillimore që ka qeveria aktuale, ku pjesë e sajë është edhe AKR-ja”, thotë Nuhiu.
Prandaj, shton ai, nuk mundi të jetë më pjesë e një partie, ku nuk respektohen strukturat e saja, ku si kryesi nuk kanë kurrfarë ndikimi, apo kurrë nuk konsultohen dhe vazhdon qendra të i injorojë, e këta dy këshilltarë vendosin për degën e AKR-së në Gjilan.
“Unë i falënderoj simpatizantët, votuesit, përkrahësit, anëtarët, kryetarët e nëndegëve, të cilëve shumë iu kam borxhe, që në çdo kohë ishin të gatshëm për bashkëpunim, anëtarëve të kryesisë, kryetarit Ismet Hajdini, që kemi bashkëpunuar mbi dy vite, kishim bashkëpunim të shkëlqyeshëm. Edhe pas largimit tim,nga AKR-ja, do të mbesim shokë, miq, por akoma duhet kohë në politikën shqiptare, në pluralizmin politikë, ta kuptojmë dhe ta njohim domethënien e fjalës parti”, thotë Nuhi Nuhiu, që braktisi AKR-në.