Pas bllokimit të rrugëve dhe sulmeve mbi policin e Kosovës dhe EULEX-it, nga ana e bandave kriminele serbe të nxitur nga Presidenti serb Vuqiqi dhe strukturat e tjera të shtetit serb u prononcuan institucione ndërkombëtare si Ambasadat e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe të cilat i dënuan sulmet mbi policinë e Kosovës dhe EULEX-it dhe kërkuan zhbllokimin urgjent të rrugëve në veri të vendit. Po ashtu u deklarua edhe Ministrja e Punëve të jashtme të Gjermanisë, znj. Annalena Bearbock, e cila kërkesën e Serbisë për kthimin e ushtrisë dhe policisë serbe e kualifikoj si të papranueshme dhe Serbin e quajti fajtore për situatën e krijuar, pas arrestimit të një krimineli serb që organizoj demolimin e qendrave të votimit në katër komunat veriore të Kosovës.
Në lidhje me situatën e krijuar në veri nga ana e Serbisë reagoj edhe z. Borrel, në emër të Bashkimit Evropian, i cili tha se sulmi ndaj policëve të EULEX-it është i pa pranueshëm dhe kërkoj maturi nga dy palët, duke e barazuar Serbinë që po ndërhyn, përmes bandave kriminale, në një shtet sovran dhe të pavarur me Kosovën që po angazhohet për respektim të kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Kosovës.
Z. Borrel, duke mos i përmendur sulmet ndaj policisë së Kosovës dhe duke e barazuar agresorin me mbrojtësin e ligjit përmes strukturave shtetërore edhe njëherë doli hapur në krah të Serbisë.
I njëjti gjatë takimit të fundit Kurti Vuquiq, në Bruksel, u përpoq që takimin e thirrur për përgatitjen e marrëveshjes finale ta shndërron në bisedime teknike. Rastet e lartë përmendura dhe shumë të tjera që i dinë opinioni, e bëjnë legjitime kërkesën për zëvendësimin e ndërmjetësuesit aktual me ndërmjetësues që nuk do të anojnë aga asnjëra palë.
Ismajl Kurteshi, dhjetor 2022