Deputeti i LDK-së, Fatmir Rexhepi disa herë ka dalë kundër vendimeve të partisë, raporton Gazeta Express.
Rrjedhimisht, për të u raportua se mund të bashkëpunojë me u.d e presidentit, Vjosa Osmanin në iniciativën qytetare.
Këto zëra i ka shuar në seancën e sotme, Fatmir Rexhepi.
Derisa ka folur për buxhetin, Rexhepi ka thënë sot se në zgjedhjet e ardhshme nuk do të jetë kandidat për deputet.
“Në zgjedhjet e ardhshme, unë nuk do të jem kandidat për deputet”, ka thënë ai