Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj të akuzuarit A.A me arsyetimin se bërë incizim duke kryer marrëdhënie seksuale e më pas i pandehuri pa pëlqimin dhe pa autorizimin e saj ka publikuar në një faqe të internetit.Pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Leonora Kadriu, i pandehuri është deklaruar se nuk e pranon fajësinë për veprën penale për të cilën ngarkohem nga prokuroria.
Ai ka thënë se së video-incizimi nuk e ka publikuar në internet ndërsa i njëjti incizim është bërë me pëlqimin e të dy palëve, raporton “Betimi për Drejtësi”.Mbrojtësi i të pandehurit, avokati Ilir Shaqiri, ka thënë se e mbështesë deklaratën për mospranim të fajësisë si dhe i ka propozuar gjykatës largimin e masës së paraburgimit dhe zëvendësimin me masën e paraqitjes në stacion policor.Gjyqtarja Luljeta Shabani e ka njoftuar të pandehurin për të drejtat ligjore, që në afat ligjor ka të drejtën e ushtrimit të kërkesës për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtimin e provave.Prokurorja e shtetit tutje ka propozuar që akoma ekzistojnë arsyet ligjore për vazhdimin e paraburgimit, me arsyetimin se i pandehuri mund të ndikojë tek dëshmitarët dhe tek e dëmtuara, dhe ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale.Gjyqtarja Luljeta Shabani ka thënë se lidhur me vendim do të njoftohen palët brenda afatit të caktuar ligjor.Prokuroria Themelore në Gjilan, në gusht të vitit 2021 ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit A.A për veprën penale fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara nga neni 202 paragrafi 1 dhe 2 të Kodit Penal, ku parashihet dënimi me burg deri në tre vjet.Sipas prokurorisë, në qershor të vitit 2021, pandehuri A.A pa autorizim dhe pa pëlqimin e të miturës, tani më të dëmtuarës B.B, ka bërë incizim duke kryer marrëdhënie seksuale me të në dhomë. I pandehuri, sipas aktakuzës, pa pëlqimin dhe pa autorizimin e të dëmtuarës e ka incizuar dhe e ka publikuar videon në një faqen në internet ku kanë qasje edhe persona tjerë.Ai ngarkohet se me këto veprime ai ka cenuar të dëmtuarën në privatësi, integriteti dhe në jetën intime. /BetimipërDrejtësi