Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor ka pranuar video-incizim lidhur me kundërvajtjen e shkaktuar në trafik ku shihet vetura me targa 06, e parkuar ne vend të ndaluar sipas shenjës së Komunikacionit, ka njoftuar togeri Ismet Hashani, zëdhënë i policisë nga rajoni i Gjilanit.
“Menjëherë veprimet policore kanë rezultuar me identifikimin e personit/automjetit dhe me pas shqiptimin e gjobës për kundërvajtësin në trafik sipas Ligjit 05/L-088 për rregullat e trafikut rrugor “, ka thënë ai.