Lideri i LDK’së, Isa Mustafa, pas takimit me Albin Kurtin e VV’së ka thënë se janë dakorduar për shumë çështje, por se për disa të tjera dallojnë dhe se bashkëpunimi katërvjeçar është vështirë i arritshëm.
Koalicioni mes LDK’së dhe VV’së siç duket nuk do të ndodhë tani për tani, kjo pasi që partitë nuk po dakordohen për disa tema.
Mustafa pas përfundimit të takimit me Kurtin, ka thënë se është e vështirë të një bashkëpunim i qëndrueshëm katër vjeçar.
“Ne patëm një bisedë mjaft përmbajtjesorë sepse pa biseda të tilla është e vështirë që të arrihet një bashkëpunim I ardhshëm I qëndrueshëm katër vjeçar natyrisht se ne kemi pasur pajtueshmëri sa I përket programit qeverisës, kemi edhe çështje të tjera që i kemi diskutuar sot për të cilat do të punojmë për të arritur përafrim, sot nuk ka marrëveshje për koalicion ka marrëveshje që të punojmë e të hulumtojmë rrugë që të përafrohemi qëndrimet tona. Dallimet tona do të jua tregojmë kur të jua përafrojmë”, ka thënë ai.
Kurti në anën tjetër, pak më parë nuk pranoi të jep shumë detaje, duke thënë se mediat do të njoftohen për takimin e ardhshëm mes liderëve të dy partive./gazetametro.net