Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka diskutuar masat e reja me kryetarët e komunave në takimin e mbajtur sot. AKK përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se s’do të ketë lehtësime të masave për sektorin e Gastronomisë dhe se ministri Vitia i ka informuar kryetarët se masat që do të hyjnë në fuqi pas datës 13 shtator do të vlejnë deri më 26 shtator.
“Ministri Vitia informoi Kryetarët e Komunave me propozim masat e reja që pritet të hyjnë në fuqi pas datës 13 shtator dhe do të vlejnë deri me 26 shtator 2021: – Mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar nuk fillon para datës 26 shtator. – Lejohen takimet vetëm deri në 20 persona duke mbajtur distancën 1.5 metra. – Institucionet publike punojnë vetëm me staf esencial. – Gastronomia vazhdon si edhe masat e deritashme. – Në pikat kufitare nga 13 shtatori mbi moshën 16 vjeçare janë të obliguar të paraqesin certifikatën e vaksinimit ose testet relevante si deri më tani. – Qendrat kulturore dhe institucionet e kulturës në varësi të MKRS dhe Komunave pezullojnë aktivitetet deri me 26 shtator. – Ndryshe masat tjera vazhdojne siç kanë qenë në këto dy javët e fundit”, thuhet në njoftimin e AKK-së.