Çmimi i biletave për ta përcjell Përfaqësuesen e Kosovës në fazën kualifikuese për Kampionatin Evropian ”Euro 2020” do të rritet.
Kjo është konfirmuar nga Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, gjatë një interviste për Sportin në KTV. Kjo sipas kryetarit do të ndodhë edhe për shkak të imazhit të ekipit nacional.
Sigurisht se do të jenë më të shtrenjta, mirëpo do të bazohemi në nivelin ekonomik në Kosovë dhe në nivelin e rajonit”, tha fillimisht Ademi.
”Nuk kemi caktuar ende çmim, por do të jenë afërsisht 50% më të shtrenjta dhe të gjitha do të vazhdojnë të shitën në sistemin online.”
Ndryshe, Kosova ndeshjen e parë për ciklin kualifikues në ”Euro 2020” do ta zhvilloj me 25 mars në ”Fadil Vokrri” kundër Bullgarisë.