Alban Hyseni, kryetar i Gjilanit ka thënë se nuk ka ndonjë datë se kur do të mund të formohej qeverisja komunale në Gjilan dhe se deri më tash nuk ka marrëveshje mes subjekteve politike për formimin e një shumice në Asamblenë Komunale të Gjilanit.
“Duhet të presim se si duhet të merremi vesh për këtë çështje, e mira është që tash po kemi probleme me të cilat duhet të përballemi e unë jam i gatshëm dhe me plot energji për të punuar për të mirën e qytetarëve. Qysh nga dje kemi qenë të gatshëm për të vazhduar me problemin dhe atë e kemi sanuar për një ditë të vetme”, ka thënë Hyseni, i cili ka shtuar se me krijimin e qeverisjes komunale edhe për të do të jetë më e lehtë, ngase nuk do të jetë i detyruar që vet t’i zgjidh të gjitha problemet. Për çdo lëvizje që do të ketë në këtë drejtim do të jemi shumë transparent para qytetarëve dhe mediave.