Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për vendosjen e masës së sigurisë ndaj liberalizimit të tregut të energjisë elektrike.
Kështu ka njoftuar Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) dhe Oda Ekonomike e Kosovës (OEK).
Vendimi, sipas ZRrE-së, u mor pas shqyrtimit të dy kërkesave të ndara të parashtruara nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe bashkërisht nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe Shoqata e Prodhuesve të Kosovës (SHPK).
Kërkesat kishin synuar pezullimin e zbatimit të liberalizimit të tregut të energjisë, që ka hyrë në fuqi nga 1 qershori.
Mbi 1 mijë e 300 biznese janë detyruar të dalin në treg të hapur, duke zgjedhur vetë furnizuesin. Z
RRE-ja për ato biznese që nuk kanë gjetur furnizues ka angazhuar KEK-un si furnizues fundor për një periudhë gjashtëmujore.
Sipas ZRRE-së, në arsyetimin e saj, Gjykata ka theksuar përfitimet e liberalizimit, përfshirë nxitjen e konkurrencës mes furnizuesve, presionin për çmime më të ulëta dhe shërbime më cilësore, mundësinë për oferta më të favorshme për konsumatorët dhe rritjen e efikasitetit në sektorin energjetik.
“Gjykata ka vlerësuar se paditësit nuk kanë dëshmuar plotësimin e të dy kritereve që i përjashtojnë nga obligimi për të dalë në treg të lirë – më pak se 50 punëtorë dhe qarkullim vjetor nën 10 milionë euro – duke konstatuar se ZRRE ka vepruar në përputhje me ligjin në fuqi”, thuhet në njoftim.