E enjta ishte tragjike për qytetin e Gjilanit, derisa një maunë e cila transportonte ujë u përplas me dhjetra vetura duke shkaktuar dëmë të mëdha materiale, derisa nga ky aksident mbeti i vdekur një person dhe dhjetra të tjerë u lënduan, shkruan Radio Star.
Megjithëse qarkullimi i automjeteve me pesha të rënda është i ndaluar brenda qytetit, kjo e konfirmuar edhe nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfzi Haziri, ai nuk po vazhdon të rrespektohet.
Gjatë ditës së sotme (e premte) janë parë disa mauna të cilat kanë qarkulluar lirshëm në qytet dhe për një moment kanë rikthyer frikën dhe tmerrin që përjetuan qyetetarët e Gjilanit të enjten pasdite.
Radio Star ka siguruar imazhe teksa një maunë transportonte mallra pikërisht në qendër të qytetit, aty edhe ku ndodhi aksidenti i së enjtes.
Me të vërtetë kjo është një fakteqësi e madhe, derisa as aksidentet e mëdha në trafik nuk mjaftojnë për tu rrespektuar rregullat e përgjithshme të komunikacionit./Radio Star/