Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar gjithsej 55 aksidente në trafik rrugor.
Në komunikatën e Policisë, thuhet se zyrtarët policor janë duke kryer aktivitete në teren për parandalimin e aksidenteve dhe masa ndëshkuese ndaj personave që nuk i respektojnë rregullat në trafik.
“Gjatë 24 orëve të kaluara në këtë fushëveprim në nivel vendi janë realizuar 545 pika kontrolli të automjeteve, përderisa 34 shoferëve iu janë konfiskuar patentë shoferi për shkelje të ndryshmetë rregullave në trafik”, thuhet në komunikatë.
Policia ka apeluar te të gjithë shoferët dhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik që të jenë vigjilent dhe gjatë pjesëmarrjes në rrugë të respektojnë dispozitat ligjore që burojnë nga ligji mbi trafikun rrugor.