Skuadra gjilanase Fc Drita, ka vendos të mos ndalet në këtë afat kalimtarë shkruan Radio Star.
Fc Drita, pas kualifikimit në Europa Ligë, pritet të siguroj shërbimet e top-futbollistit të Trepçës’89, Muharrem Jasharit, burimet brenda klubit për “Radio Star”, kanë konfirmuar se Jashari mund të transferohet tek skuadra e Dritës.
Muharrem Jashari do te jetë i gatshëm ta ndihmojë Dritën për garat nderkombëtare.
Në këtë edicion Jashari ka shkëlqyer me 89-shin, po që skuadra nga Mitrovica, nuk arriti të mbeti në Superligë, ku në ndeshjen e barazhit humbi nga skuadra e Dukagjinit/radiostar/