By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... “Nuk përjashtojmë grevat” – SBASHK në pritje të formimit të institucioneve për të ndërmarrë veprime
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

“Nuk përjashtojmë grevat” – SBASHK në pritje të formimit të institucioneve për të ndërmarrë veprime

Përditësimi i fundit: August 27, 2025 9:10 pm
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Grevat e paralajmëruara në fillim të vitit të ri shkollor nuk do të mbahen. Sindikata e Bashkuar e Arsimit ka bërë të ditur se, për shkak të mosformimit të institucioneve, nuk do të ketë veprime sindikale. Megjithatë, kjo sindikatë nuk e ka përjashtuar mundësinë që një gjë e tillë të ndodhë pas formimit të institucioneve, varësisht nga përgjigjja që do të marrin lidhur me kërkesat e tyre.

- Advertisement -

Mosrealizimi i kërkesave për rritje pagash, përmirësim të kushteve të punës dhe kontratë kolektive bëri që SBASHK, muaj më parë, të paralajmëronte grevë në fillim të shtatorit.

Por, Sindikata e Bashkuar e Arsimit ka vendosur që viti i ri shkollor të mos nisë me greva e protesta në shkollat e vendit.

Shtyrja e këtyre veprimeve sindikale, sipas kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jashari, po ndodh për një arsye:

“Në takimet dhe konsultimet që i kemi zhvilluar pas kongresit të jashtëzakonshëm, kemi ardhur në përfundim se protesta dhe greva nuk do të ketë në fillim të shtatorit, ngase u vonua konstituimi i institucioneve”, ka thënë Jashari.

Por Jashari nuk e përjashton mundësinë e hyrjes në grevë:

“Si SBASHK jemi të përgatitur për dialog. Jemi në pritje të institucioneve dhe pastaj gjithçka varet prej tyre. Nëse ata duan dialog, do të jemi shumë të lumtur. E nëse nuk duan, ne e kemi autorizimin nga kongresi i jashtëzakonshëm që të fillojmë me veprime sindikale. Pra, asnjëherë SBASHK-u nuk e përjashton dialogun, por as veprimet sindikale – protestat dhe grevat”, është shprehur tutje Jashari.

Ndërkohë, sipas ekspertit të arsimit, Argjend Osmani, SBASHK-u nuk duhet ta përdorë grevën si mjet të parë për të shprehur pakënaqësitë.

“Greva është forma dhe mënyra e fundit e shprehjes së pakënaqësisë. Duhet pasur parasysh që kërkesat e mësimdhënësve janë të arsyeshme, por qeveria nuk i ka trajtuar si të tilla. Kujtojmë se vitin e kaluar, mësimdhënësit u ofenduan shumë rëndë nga qeveria”,ka thënë Osmani.

Edhe njohësi i arsimit, Rinor Qehaja, konsideron se greva do të ndikonte negativisht në procesin mësimor.

Kujtojmë që në vitin 2022, mësimi kishte filluar me një muaj vonesë për shkak të grevave të organizuara nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit./teve1/

Hyseni: Nga 109 premtime, 87 janë realizuar
Për 6 muaj 57 persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku
ATK ka një mesazh të randësishëm për qytetarët e Kosovës
Qeveria në detyrë subvencionon faturat e energjisë
Kamberi: Pasivizimi i adresave hap i Serbisë për shpopullzimin e shqiptarëve
Artikulli i mëparshëm AGK: Komunikata e menaxhmentit të RTK-së, intimidim publik ndaj gjashtë redaktorëve
Artikulli tjetër KRU “Hidromorava” miraton raportet e punës për tremujorin e dytë dhe korrikun 2025, stabilitet dhe furnizim të sigurt me ujë gjatë verës

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
Your browser does not support the audio element.
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.