By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... “Nuk po del as për ilaçe”, pensionistët kërkojnë rritje të pensioneve
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

“Nuk po del as për ilaçe”, pensionistët kërkojnë rritje të pensioneve

Përditësimi i fundit: October 29, 2023 2:48 pm
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Përkundër rritjes së shkallës së inflacionit në Kosovë viteve të fundit, pensionet nuk janë rritur fare. Pensionistët kërkojnë rritje të pensioneve dhe respektimin e normës ligjore që parasheh rritje të shumës së pensionit, në përqindjen e njëjtë me atë të inflacionit. Nga Qeveria nuk kanë treguar nëse planifikojnë rritjen e pensioneve.

- Advertisement -

Hasan Aliu, nga Prishtina, është në të 70-at e tij. Ai tregon për Radio Kosovën se ndonëse ka punuar për vite të tëra, para e pas luftës, aktualisht merr vetëm 100 euro pension, të cilat nuk po i mjaftojnë.

“Çmimet janë rrit shumë e pensionet hiq. Nuk është mirë që pensionet s’po rriten kurrë. Më nevojtarët janë pensionistët. Pensioni që kam nuk po më mjafton. S’po del as për ilaçe”, tha ai.

Pensionin më të lartë se të Hasanit e ka Sadik Jashanica, i cili që në rini nisi punën në Korporatën Energjetike, ku punoi deri në pension.

“Kur dola në pension më thanë ke për t’i marrë 198 euro. Marrja e Zotit. Punon 45 vjet, për 200 euro. Por, çka kemi të bëjmë?! Të moçmit kishin pas thënë: kur s’ka shi, edhe breshëri i mirë është. Po e shtyjmë. Kujt i bie ndërmend për pensionistë?! Askujt!. Jetoj vetëm me të shoqen, e pensioni herë na mjafton e herë jo, se po duhet të hamë dhe të pimë, por edhe barna me ble”, tha ai.

Këta dy pensionistë thonë se pas ngritjes së çmimeve të produkteve ushqimore e jo vetëm, ngritja e pensioneve është domosdoshmëri.

“Harmonizimi i pensioneve me koston e jetesës bëhet një herë në vit duke rritur shumën e pensionit që duhet paguar me të njëjtën përqindje bazuar në Indeksin e Kostos së jetesës të vitit paraprak”, thuhet në nenin 14, të Ligjit për Skemat Pensionale të financuara nga shteti.

Por, kjo normë nuk po respektohet prej vitesh, thotë kryetari i Shoqatës së Pensionistëve, Nijazi Gashi, i cili kërkon respektimin e ligjit.

“Qeveria e ka obligim të bëjë vlerësimin e indeksit të inflacionit dhe në bazë të saj t’i rrisë pensionet në vitin që pason. Këta nuk e kanë bërë një gjë të tillë, tani po bëhen pesë vite. Do me thënë na kanë privuar nga e drejta jonë, duke na mohuar atë që na takon dhe e meritojmë në bazë të punës që kemi bërë”, tha Gashi.

Radio Kosova ka pyetur Qeverinë dhe Ministrinë e Financave, Punës e Transfereve, nëse kanë në plan të rrisin vlerën e pensioneve gjatë vitit 2024 dhe sa mund të jetë rritja, por, përkundër interesimit dhe pritjes disa ditore, këto dy institucione nuk kanë kthyer ndonjë përgjigje. /rtk

Gjykata Kushtetuese shfuqizon vendimin e qeverisë për ‘orën policore’
119 raste të reja me Covid-19 dhe 187 të shëruar
Abdixhiku: Skandali me ambasadorin është arsyeja e vërtetë e rezistencës për Komisionin Hetimor
Gjilan: Tejkalon në vijë të plotë, kundërvajtësit i merret patentë shoferi për tre muaj
Osmani flet për potencialin e të rinjve kosovarë në Forumin Ekonomik të Zvicrës
Artikulli i mëparshëm KPP Drita M, shpallet kampion dhe rikthehet në ligën e parë pas 23 viteve
Artikulli tjetër Ndalet ecuria pozitive e FC Dritës, Liria merr një pikë në Gjilan

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
Your browser does not support the audio element.
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.