Udhëzuesi i masave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19, i përpiluar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, për rifillimin e Ipko Superligës, nuk po respektohet plotësisht, raporton GazetaSheshi.
Masat mbrojtëse janë duke u monitoruar nga zyrtarët shëndetësor të Federatës së Futbollit të Kosovës në të gjitha ndeshjet.
Zyrtarët e të gjitha klubeve të Ipko Superligës (pa përjashtim), që po qëndrojnë në tribuna gjatë ndeshjeve nuk po i respektojnë masat mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19.
Kurse lojtarët, stafi i trajnerëve dhe ekipet mjekësore kryesisht janë duke i respektuar masat mbrojtëse.
Zyrtarët shëndetësor të Federatës së Futbollit të Kosovës, kërkojnë nga të gjithë zyrtarët e klubeve të Ipko Superligës, që gjatë pranisë së tyre në tribuna të mbajnë maskë dhe ta mbajnë distancën me njëri – tjetrin.
Komisioni Shëndetësor i FFK-së.