Drejtoria e Policisë rajonale Gjilan, ka bërë të ditur se ka shqiptuar gjithsej 639 fletë paraqitje për mos respektim të këtyre masave anti-Covid.
Zëdhënësi Hashani tha se Policia e Kosovës, gjatë zbatimit të masave të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet e Shëndetësisë si pasojë e pandemisë Covid-19, për periudhën kohore njëjavore (09 shtator 2020 – 15 Shtator 2020”, në të gjitha shtatë komunat e rajonit të Gjilanit , ka shqiptuar gjithsej 639 fletëparaqitje për mos respektim të këtyre masave.
Ai shtoi se Në raste të veçanta Policia e Kosovës po ashtu ka asistuar inspektorët sanitar komunal, në kontrolle të lokaleve hoteliere për t’u vërtetuar se janë duke i përmbush masat anti COVID- 19, të kërkuara nga ana e Qeverisë së Kosovës.
Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë “
Policia e Kosovës , gjatë zbatimit të masave të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet e Shëndetësisë si pasojë e pandemisë Covid 19, për periudhën kohore një javore 09 shtator 2020 deri me 15 Shtator 2020 , në të gjitha shtatë komunat e rajonit të Gjilanit , kanë shqiptuar gjithsej gjashtëqind e tridhjetë e nëntë (639) fletë paraqitje për mos respektim të këtyre masave.
Në raste të veçanta Policia e Kosovës po ashtu ka asistuar inspektorët sanitar Komunal, në kontrolle të lokaleve hoteliere për tu vërtetuar se janë duke i përmbush masat Anti COVID- 19 të kërkuara nga ana e Qeverisë së Kosovës.
Policia e Kosovës i thërret dhe apelon te qytetarët që ti respektojnë me përpikëri masat e ndërmarra nga ana e Qeverisë, ne dhe të gjitha institucionet e shtetit e kemi vetëm një qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve tanë, në të kundërtën moszbatimi i këtyre masave do të ketë konsekuenca ligjore.