Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) është drejt përfundimit numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit me kusht, proces i cili filloi një ditë më parë.
Rezultatet nga ky numërim janë duke u paraqitur në platformën për rezultate https://resultslocal2025.kqz-ks.org/,në rubrikën“Rezultatet QNR – Votimi me kusht”.
Në ditën e zgjedhjeve, votimi me kusht është realizuar në 54 vendvotime të veçanta, në 38 komuna.
Pas përmbylljes së këtij procesi, gjatë ditës së mërkurë, në këtë qendër do të vijojë numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit të personave me nevoja të vçanta, i cili është zhvilluar në ditën e zgjedhjeve jashtë vendvotimeve dhe përmes ekipeve mobile. Numri i votuesve të regjistruar me nevoja të veçanta është më shumë se 3,467.
Rezultatet nga ky numërim do të pasqyrohen në platformën për rezultate, në rubrikën “Rezultatet QNR – Nevoja të veçanta (VPNV)”.
Gjithashtu, në QNR, të martën është përmbyllur procesi i skanimit të Listës së Votuesve. Skanimi mundëson krahasimin e pjesëmarrësve në votim në vendvotimet e rregullta me ata që kanë votuar me kusht. Qëllimi është të identifikohen rastet eventuale kur një person ka votuar dy here: në vendvotimin e rregullt dhe në atë me kusht.