Numërimi i vetëm katër për qind të votave në përfaqësi diplomatike ka ndryshuar edhe projektimin aktual të ndarjes së ulëseve në Kuvend.
Vetëvendosje tani sipas faqes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do të marrë edhe ulësen e 49-të, duke e ulur LDK-në në 19 nga 20 sa projektohej me votën preliminare në Kosovë.
PDK-ja mbetet e dyta me 24 ulëse.
AAK-ja ruan 8 ulëset.
Ndarja e ulëseve bëhet në bazë të formulës D’Hondt. Koeficienti prej 5 për qind bën që disa parti me më pak vota të mbesin jashtë Kuvendit. E përqindja e tyre në fund u shpërndahet partive që kanë tejkaluar koeficientin.

