Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar të dhënat për të gjitha 38 qendrat komunale të numërimit të votave për zgjedhjet lokale 2025.
Sipas KQZ-së, numërimi i votave të kandidatëve për Kuvendet Komunale do të nisë në orën 16:00, në Qendrën Komunale të Numërimit në Prishtinë, në sallën “1 Tetori”.
“Në ora 16:00 – Në Qendrën Komunale të Numërimit në Prishtinë, salla “1 Tetori”, fillon numërimi i votave të kandidatëve për Kuvende Komunale. KQZ do të njoftojë për procesin e numërimit në të gjitha QKN-të në Kosovë”