Lidhja Demokratike e Kosovës prin pas numërimit të rreth 20 për qind të votave të zgjedhjeve parlamentare.
LDK, sipas numërimit zyrtar të KQZ-së, ka arritur të fitojë 25 për qind të votave pas numërimit të 20 për qind të tyre, ndërkaq Vetëvendosje është e dyta me 22 për qind të votave të fituara, e PDK në vendin e tretë me 21 për qind të votave.
Koalicioni AAK-PSD deri më tani numëron 14 për qind të votave të fituara, pas numërimit të 20 për qind të votave.