Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i votave me postë.
Deri në orën 14:30 janë numëruar 40,81% të votave.
Nga votat e numëruara deri më tani, LVV ka marrë 70.28% apo 23,972 vota. LDK 14.28% apo vota 5,055.
PDK është e treta me 7.70% apo 2,625, kurse Aleanca ka 5.22% apo 1,779 vota.
Procesi i numërimit të votave me postë sipas KQZ-së pritet të përfundojë në mesjavë.
Nga votat e numëruara, LVV ka siguruar 51 ulës, PDK 23, LDK 19, Aleanca 7.


